MESAZH NGUSHËLLIMI

MESAZH NGUSHËLLIMI

Të nderuar kolegë/e,

E nderuara familje Zahiri,
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me dhimbje e pikëllim të thellë pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, z.Halil Zahiri.

Kryesuesi i KGjK, z.Skender Çoçaj në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre. Gjyqtari Zahiri do të mbahet mend për korrektësinë, profesionalizmin dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë. Pusho në paqe! ​
Me respekt!
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Skender Çoçaj