Diskutohen masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale COVID-19

Diskutohen masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale COVID-19

Prishtinë, 12.03.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mbajti takim të jashtëzakonshëm me anëtarët e Këshillit për të diskutuar masat e gjyqësorit lidhur me situatën aktuale – Pandemia Corona Virus (COVID-19).

Pas shqyrtimit të masave që duhet të ndermirën për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Këshilli mori këtë vendim:

  1. Kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku, në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, sipas vlerësimit të kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarit të çështjes.
  2. Në objektet e gjykatave, duket të shmanget prania e publikut.
  3. Njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar tek mbikëqyrësi.
  4. Ky kufizim do të zgjasë deri më datë 27 mars 2020, përveç nëse vendoset ndryshe.
  5. Obligohen Kryetarët e gjykatave të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimit.

Vendimin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë:

https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/decisions/13755_Vendimi_Nr_52_2020_Kufizohen_perkohesisht_veprimtarit_gjyqesore.pdf