Projekti SMIL priti në takim përfaqësues nga Projekti EURALIUS nga Shqipëria

Projekti SMIL priti në takim përfaqësues nga Projekti EURALIUS nga Shqipëria

Sot, me datë 24 Shkurt 2020, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Menaxheri i Projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), z. Fatmir Rexhepi mirëpriti në vizitë Menaxherin e Komponentës së TIK-ut në kuadër të Projektit EURALIUS nga Shqipëria, z. Miroslaw Giembicki.

Qëllimi i realizmit të kësaj vizite ishte diskutimi rreth mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet Projektit SMIL dhe Projektit EURALIUS në identifikimin e nevojave dhe sfidave për fillimin e implementimit e një sistemi të ngjashëm elektronik për menaxhimin lëndëve në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.