Njoftim

Njoftim

Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, bënë këtë:Njoftim

Me datë 08.02.2020, do të mbahet testi me shkrim nga lëmia penale për kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testin kualifikues për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës, ndërsa nga lëmia civile me datë 09.02.2020, duke filluar nga ora 10:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.

Me këtë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht Komisioni për Rekrutim, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton përfaqësues të pavarur (vendor dhe ndërkombëtarë) të cilët shprehin interes dhe në të njejtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.

Në rast të interesimit për pjesëmarrje, ju lusim që paraprakisht ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për akreditim dhe atë jo më vonë se ditën e enjte me datë 06.02.2020, deri në ora 15:00, tek Administratori i Provimit, në këtë e-mail adresë: Vehbi.Behluli@gjyqesori-rks.org.