Njoftim

Njoftim

Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listën e bashkangjitur se testi me shkrim nga lëmia penale do të mbahet me datë 08.02.2020, ndërsa nga lëmia civile me datë 09.02.2020 me fillim në ora 10:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.

  • Kandidatët janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 09:00,
  • Kandidatët janë të obliguar që të marrin me vete dokumentin personal për identifikim (letërnjoftimin ose pasaportën). Nuk do të pranohet asnjë dokument tjetër.
  • Kandidatëve nuk u lejohet që të kenë në posedim: asnjë lloji çante dore, letre, dosje, stilolaps, laps, fletore, dokumente, telefona, kompjuter, kamera, dëgjuese-kufje, aparat MP3 apo ndonjë pajisje tjetër elektronike të çfardo lloji; asnjë lloj shënimi, ligji, materiali lexues apo material për shkrim (letër e pastër), siç është e përcaktuar në nenin 21 paragrafi 14, pika 14.1 dhe 14.2 të Rregullores. (mos respektimi i këtij rregulli nga ana e kandidatit, do të jetë bazë për diskualifikim të menjëhershëm nga gara e mëtutjeshme)
  • Kandidatët të cilët nuk paraqiten në orarin e sipër cekur ose paraqiten pasi që të gjithë kandidatët futen në sallë, nuk do të lejohen të marrin pjesë në test.