Çoçaj pret në takim përfaqësues nga Projekti Regjional “Antikorrupsion”

Çoçaj pret në takim përfaqësues nga Projekti Regjional “Antikorrupsion”

Prishtinë, 20.01.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim znj. Desislava Gotskova, Menagjeren e Projektit regjional “Antikorrupsion”, i cili implementohet nga AIRE Centre dhe RAI dhe mbështetet nga Qeveria Britainike.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth aktiviteteve të projektit deri më tani, planifikimet për fazën tjetër, dhe për aktivitetin e planifikuar në Prishtinë, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet KGjK-së dhe Sekretariatit të këtij projekti i cili është i fokusuar në dhjetë shtete të Evropes Juglindore, duke përfshirë dhe Kosovën.

Kryesuesi Çoçaj, siguroi znj. Gotskova se KGjK do të bashkëpunojë me Projektin në mënyrë që aktivitetet e planifikuara të kenë rezultate pozitive dhe të fuqizojnë kapacitetet në këtë drejtim.