U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), është mbajtur takimi i tridhjetë e një me radhë i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, ku të pranishëm në takim ishin Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Zv. Ambasadorja e Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, Jenny Stenberg Sørvold dhe Menaxheri i Projektit, Gent Lepaja, si anëtarë të këtij bordi.

Në këtë takim u prezantua draft raporti i rezultateve të arritura të Projektit SMIL, për periudhën Korrik – Dhjetor të vitit 2019, raporti financiar i Partnerit Implementues (IMG), raportet e bashkëfinancimit të projekteve KGJK dhe KPK, plani i punës për vitin 2020 si dhe buxheti i Projektit për amandamentim Nr. 1.

Poashtu, janë shpalosur edhe aktivitetet kryesore me të cilat është marrë Projekti SMIL, regjistrimi i lëndëve të vjetra, trajnimet si dhe zbatimi i SMIL-it në gjykata dhe prokurori për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2019.