Kryesuesi Çoçaj pret në takim partnerët e sistemit gjyqësor USAID-i, Ambasada e Britanis së Madhe dhe Zyra e BE-së në Prishtinë

Kryesuesi Çoçaj pret në takim partnerët e sistemit gjyqësor USAID-i, Ambasada e Britanis së Madhe dhe Zyra e BE-së në Prishtinë

Në mbështetje të objektivave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për ngritjen e efikasitetit dhe transparencës dhe me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për përgatitjen e planeve të punës të KGJK-së për vitin 2020 dhe nxjerrjen e akteve nënligjore që kërkohen të bëhen nga ana e KGJK-së, Kryesuesi i KGJK-së z. Skender Çoçaj me bashkëpunëtorët priti në takim partnerët e përhershëm të sistemit gjyqësor nga USAID, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Prishtinë.