KGjK përkrahë fushatën kundër trafikimit me njerëz

KGjK përkrahë fushatën kundër trafikimit me njerëz

Prishtinë, 18 Tetor 2019 – Përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) po marrin pjesë në Konferencën e cila është organizuar me rastin e shënimit të Ditës së BE-së kundër trafikimit me njerëz nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë Konferencës, është bërë edhe hapja e fushatës kundër trafikimit me njerëz, e cila synon ngritjen e vetëdijes së popullatës së gjerë dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi fenomenin në fjalë.

Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore është ndër prioritetet kryesore për KGjK, andaj, ne përkrahim institucionet e Kosovës në mënyrë që t’i dizajnojmë politikat dhe rregullat që janë për eliminimin e kësaj dukurie.