Programi i Mentorimit për Gjyqtarë dhe Prokurorë Ri-SHPALLJE PËR TË GJITHË GJYQTARËT PENAL

Programi i Mentorimit për Gjyqtarë dhe Prokurorë  Ri-SHPALLJE PËR TË GJITHË GJYQTARËT PENAL

Pas shpalljes fillestare të lajmërimit në lidhje me Programin e Mentorimit, Ambasada Britanike në Prishtinë bashkë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) kanë vendosur që të shpallin edhe një herë konkursin për aplikim për Programin e Mentorimit për të gjithë Gjyqtarët të cilët janë aktualisht duke punuar me rastet më të rënda penale. Gjyqtarët të cilët tashmë kanë aplikuar nuk kanë nevojë të aplikojnë edhe një herë pasi që aplikacionet e tyre do të merren parasysh.

Pas shpalljes fillestare të lajmërimit në lidhje me Programin e Mentorimit, Ambasada Britanike në Prishtinë bashkë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) kanë vendosur që të shpallin edhe një herë konkursin për aplikim për Programin e Mentorimit për të gjithë Gjyqtarët të cilët janë aktualisht duke punuar me rastet më të rënda penale. Gjyqtarët të cilët tashmë kanë aplikuar nuk kanë nevojë të aplikojnë edhe një herë pasi që aplikacionet e tyre do të merren parasysh.

Programi do të ofrojë një mundësi unike dhe pozitive të përvojës së të mësuarit me synim të përmirësimit të shkathtësive dhe aftësive së atyre të cilët janë të përfshirë në lëndët më të rënda penale të cilat trajtohen pranë gjykatave të Kosovës.

Synimi kryesor i programit është të forcohen shkathtësitë profesionale, integriteti dhe besimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të përzgjedhur përmes mentorimit dhe trajnimit individual të personalizuar. Ambasada Britanike do të përzgjedhë tre prokurorë dhe tre gjyqtarë për programin e mentorimit përmes një procesi të hapur dhe meritor të përzgjedhjes.

Programi do të përfshijë ndërveprim intensiv personal me praktikues (gjyqtarë dhe prokurorë) të MB-së të dizajnuar për të zhvilluar shkathtësitë si teknike ashtu edhe të menaxhimit të lëndëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e shtigjeve për perspektivë dhe zhvillim në karrierë. Aktiviteti i mentorimit personal do të bëhet në Kosovë ndërsa do të ketë edhe vizita studimore në Angli ku kandidatët e suksesshëm do të mund të takohen me gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës të tjerë që shërbejnë në Shërbimin e Drejtësisë Penale të Anglisë dhe Uellsit, do të vëzhgojnë mënyrën e tyre të punës, do të shkëmbejnë ide dhe do të fitojnë një pasqyrë të vlefshme për praktikat më të mira të punës. Do të ketë edhe një mundësi për të vizituar organizatat kryesore të drejtësisë penale siç janë: Agjencia Kombëtare e Krimit, Autoriteti i Sjelljes Financiare, Zyra e Mashtrimeve të Rënda, një Stacion të Forcës Policore dhe Gjykatat.

Pritet që pasi pjesëmarrësit të kenë përfunduar programin të jenë në gjendje dhe të gatshëm t’i ndajnë përfitimet e mësimit të tyre me kolegët e tyre.

Programi do të përqendrohet në menaxhimin e lëndëve më të vështira dhe më të rënda siç janë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të rëndë dhe të organizuar dhe pastrimit të parave.

Pjesëmarrja e suksesshme në program do të:
Mbështesë zhvillimin individual dhe të karrierës;
Ndihmojë rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë penale;
Ndihmojë pjesëmarrësit në rritjen e aftësive dhe shkathtësive të tyre në trajtimin e lëndëve më sfiduese penale që paraqiten para gjykatave.

Ju duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme të pranueshmërisë dhe duhet që:
Të jeni gjyqtar/e me mandat të përhershëm aktualisht i/e caktuar në Departamentin Special (të Gjykatës Themelore apo Apelit) në Prishtinë OSE aktualisht i/e caktuar në Departamentin e Krimeve të Rënda të një Gjykate Themelore; apo të jeni gjyqtar i Gjykatës së Apelit, duke trajtuar lëndë penale të krimeve të rënda

Të jeni të gatshëm t’i nënshtroheni çfarëdo procesi të verifikimit që mund të kërkohet nga ndonjë prej organizatave të MB-së të përfshire në ofrimin e programit të mentorimit;

Të keni pasaportë të vlefshme apo të jeni të në gjendje që të aplikoni për një të tillë dhe të jeni të gatshëm dhe të mund të udhëtoni në MB ndoshta për një periudhë më të gjatë kohore;

Të merrni pëlqimin e Kryetarit të Gjykatës për të marrë pjesë në projekt;

Ju do të vlerësoheni për kriteret e mëposhtme dhe do të përzgjidheni në bazë të meritës:
Kushti i gjuhës – nivel i arsyeshëm i rrjedhshmërisë në gjuhën angleze është i dëshirueshëm por jo thelbësor. Nëse përzgjidhet një kandidat që nuk mund të flasë gjuhën angleze, atëherë atyre do t’ju ofrohet ndihmë gjuhësore.

Ju duhet të demonstroni:
Nivel të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit personal ndaj zhvillimit personal dhe procesit të mentorimit.

Gatishmëri dhe aftësi për t’u ofruar trajnim të tjerëve për mësimet e fituara nga programi i mentorimit.

Kompetenca profesionale të mëposhtme:
vendimmarrje efektive;
zgjidhje efektive të problemeve;
paanshmëri;
integritet;

Në formularin e aplikimit duhet të shpjegoni se si i plotësoni këto kritere të vlerësimit.

Dorëzimi i aplikacionit:

Gjyqtarët dhe prokurorët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë mundësi duhet të plotësojnë formularin e aplikimit të bashkëngjitur dhe të sigurohen që ta dorëzojnë përmes postës elektronike te Mark Dixon markdixon@agencialtd.com deri më 4 tetor 2019. Intervistat aktualisht janë planifikuar që të mbahen gjatë javës duke filluar nga data 21 tetor 2019.

Informacionet tjera mund t’i merrni nga Mark Dixon markdixon@agencialtd.com, Blerina Jashari blerina.jashari@axiom-international-ltd.com apo Miodrag Jovic jovic.miodrag@gmail.com, të cilët do të kenë kënaqësinë t’ju ndihmojnë më tej.