Emërohen 37 gjyqtarë të rinj

Emërohen 37 gjyqtarë të rinj

Prishtinë, 21 janar 2019 – Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot ju shtuan edhe 37 gjyqtarë të rinj.Në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, me dekret ka emëruar 37 gjyqtarë të rinj.

Prishtinë, 21 janar 2019 – Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot ju shtuan edhe 37 gjyqtarë të rinj.

Në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, me dekret ka emëruar 37 gjyqtarë të rinj.

37 gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër 7 gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, emrat e 37 kandidatëve për gjyqtarë para se të dërgohen te Presidenti për emërim, ata i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr Këshilli Gjyqësor i Kosovës.