Komunikatë për media

Komunikatë për media

Me datë 17-20 Shtator 2018, me ftesë të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Sistemi Qendror i Evidencës Penale të Kosovës (NCCR)”, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë marrur pjesë në delegacion të Vizitës Studimore në Francë, përkatësisht në Paris dhe në Nantes.

Kjo vizitë kishte për qëllim që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si përfitues kryesor i Projektit NCCR të marr njohuri të detajizuara dhe praktike rreth funksionimit të Sistemit Qëndror Evropian te Evidencës Penale, si dhe të sigurojne informata rreth problemeve te hasura gjatë zhvillimit të këtij sistemi në Francë.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Kosovës është pritur nga Shkolla Kombëtare Franceze për Gjyqësor, Ambasada e Rebpulikës së Kosovës në Francë, Gjykata me e lartë në Paris dhe Zyra Qëndrore e të Dhënave Kombëtare Penale në Nantes.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës poashtu është takuar me homologun e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor në Paris. Gjatë këtij takimi është diskutuar rëndësia e Këshillit të Lartë Gjyqësor në kuadër të Sistemit Gjyqësor në Francë, funksionet e këtij institucioni, etika dhe përgjegjësia disiplinore e gjyqtarëve etj. Z. Idrizi ka prezantuar rëndësinë dhe strukturën e Këshillit Gjyqësor në Kosovë, si dhe ka shprehur mirënjohje në emër të Këshillit për këtë pritje, si dhe per mundësinë e shkëmbimit të njohurive krahas sistemit francez.

Praktikat dhe mësimet e marra nga kjo Vizitë Studimore shërbyen si nxitje shumë e madhe për përfituesin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të Sistemit Qëndror të Evidencës Penale, që të mbështesin sistemin e regjistrimit penal në përputhje me praktikën më të mirë të BE-së, në Kosovë.