Mbahet konferenca e XIII e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor

Mbahet konferenca e XIII e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor

Budvë, 21 qershor 2018 – Rrjeti i Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, sot nisën punimet e Konferencës së XIII, dy ditore e cila po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Konferencën e drejtoi, Presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, Gjin Gjoni, njëherë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD).

Përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, përgjatë punimeve të Konferencës së XIII, dy ditore, do të prezantohen me këto tema: “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit – Përdorimi i mediave sociale nga gjyqtarët dhe prokurorët”; “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit – Përdorimi i mediave sociale nga gjyqtarët dhe prokurorët’’; “Marrëdhëniet në mes të Këshillave të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera shtetërore lidhur  me marrëdhëniet shkencore”;

Pjesë e kësaj konference është edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Muhamet Rexha dhe Nenad Lazic.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, është një organizëm në përbërje të së cilit janë Këshillat Gjyqësorë të vendeve të Ballkanit dhe të Mesdheut Evropian: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Turqia, Kosova dhe Serbia.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë më 28 maj 2015, ndërsa, si anëtare e Bordit të këtij Rrjeti u emërua më 11 korrik 2017.