KOMUNIKATË

KOMUNIKATË

Prishtinë, 28 maj 2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), më datë 26 maj 2018, prej orës 9:30 minuta ka filluar procesin e mbajtjes së testit kualifikues me shkrim për kandidatët për gjyqtarë.

Prishtinë, 28 maj 2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), më datë 26 maj 2018, prej orës 9:30 minuta ka filluar procesin e mbajtjes së testit kualifikues me shkrim për kandidatët për gjyqtarë.

Këtij testi gjithsej ju nënshtruan 302 kandidatë,  nga  të cilët 134 kanë kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese, ndërsa, 167 nuk kanë arritur pikat e nevojshme për tu kualifikuar.

Ky proces është mbajtur në hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri nën mbikëqyrjen e Komisionit për Rekrutim dhe  është monitoruar nga punonjës profesional dhe partner të KGjK-së.

Për këtë proces KGjK me qëllim të promovimit dhe transparencës ka ftuar mediat dhe shoqërinë civile përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të KGjK-së dhe ftesës së dërguar mediave me datë 22 maj 2018.

Komisioni për Rekrutim pas përfundimit të testit ka punuar intensivisht për vlerësimin e testeve dhe ka arritur që të nesërmen më datë 27 maj 2018, në orën 5.20 minuta të mëngjesit të publikojë listën e rezultateve të të kandidatëve. Listat janë të publikuara në ueb faqen e KGjK-së si në vijim:

http://www.gjyqesori-rks.org/sq/kjc/event/index/1488

 KGjK është e vendosur për ndërtimin e një sistemi gjyqësor profesional, pavarur, paanshëm dhe transparent.

Për hapat e mëtutjeshëm procedural do të njoftohen me kohë kandidatët dhe publiku.