Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim një delegacion të BE-së për liberalizim të vizave

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial kanë pritur në takim një delegacion të BE-së për liberalizim të vizave

Prishtinë, 04.05.2018 – Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Iufaj, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave dhe të prokurorive, janë takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Migrim dhe Azil i Komisionit Evropian, Simon Mordue.

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë takimit me delegacionin e BE-së kanë paraqitur aktivitetet dhe punët e realizuara të cilat janë të lidhur me kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjatë këtij takimi, në mes tjerash, është biseduar edhe për aktivitetet që janë duke u realizuar lidhur me rastet e shenjëstruara.

Delegacioni i BE-së pasi kanë vlerësuar përkushtimin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, kanë parashtruar pyetje në fushën e interesit të misionit të tyre.

Po sot delegacioni i BE-së është takuar edhe me anëtarët e Task Forcës për shenjëstrim të rasteve, të cilët kanë prezantuar punët e realizuara dhe ato që janë duke u realizuar nga kjo task forcë e që lidhen me mandatin e tyre.