Një gjyqësor i pavarur, profesional dhe i paanshëm përbën shtyllën kryesore të drejtësisë së çdo vendi

Një gjyqësor i pavarur, profesional dhe i paanshëm përbën shtyllën kryesore të drejtësisë së çdo vendi

Në kuadër të përpjekjeve te gjyqësorit për të mbështetur edhe më tej gjyqtarët në fushën e etikës profesionale, Programi i USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (JSSP) në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës janë duke organizuar raundin e parë të trajnimeve për etikën profesionale me pjesëmarrje nga te gjitha gjykatat e rregullta te Kosovës. Seancat trajnuese, që janë projektuar të jetë ndërvepruese dhe dinamike, do drejtohen nga gjyqtari dhe trajnuesi nga SHBA, John Fields.

Trajnimi i sotëm organizohet për gjyqtarët trajnerë, ndërkohë nga data 25 prill deri me 4 maj trajnimet mbahen për të gjithë gjyqtarët e tjerë.

Gjithsej pritet te marrin pjesë 282 gjyqtarë, ndërsa trajnimet mbahen ne Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë.