Filloj punimet Konferenca e Shtatë Vjetore e Gjyqësorit të Republikës së Kosovës

Filloj punimet Konferenca e Shtatë Vjetore e Gjyqësorit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 02.12.2017- Ka filluar punimet Konferenca e Shtatë Gjyqësore e Republikës së Kosovës, e cila mbështet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Punimet e Konferencës i hapi kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ndërsa të pranishmëve me nga një fjalë rasti pritet t’i drejtohet edhe Presidenti i Kosovës  Hashim Thaqi, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ambasadori amerikan  Greg Delawie, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri,  si dhe udhëheqës të Institucioneve të pavarura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.  Në këtë konferencë,  këtë vit po diskutohet për ’’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’.

Gjithashtu do të bëhen prezantime edhe nga shoqëria civile, Avokati i Popullit dhe Forumi i grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës.