Nis konferenca e 12- të e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

Nis konferenca e 12- të e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

BURGAS, 10 korrik 2017 – Rrjeti i Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, sot nisën punimet e Konferencës së 12-të dy ditore e cila po mbahet në Burgas të Bulgarisë.

Konferencës pritet t’i drejtohet, Presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, Gjin Gjoni, njëherë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD).

 http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/KGJK.JPG

 

Përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, përgjatë punimeve të Konferencës së 12-të tema qendrore do të jenë “Paanshmëria dhe Kodi i Etikës dhe e ardhmja e gjyqësorit” dhe “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit”

Pjesë e kësaj konference është edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, Valon Totaj, Gjykata Themelore e Prizrenit, Ilir Rashkaj, Gjykata Themelore e Gjakoves, dega në Rahovec si dhe Aishe Qorraj – Berisha, zëdhënëse e KGjK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë më 28 maj 2015.

http://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/2019/03/KGJK2.JPG

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë përbëhet nga Këshillat Gjyqësor nga Italia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Turqia.