Komunikatë për media

Komunikatë për media

Sot me datë 22 qershor 2017, Kryesuesi i Këshllit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi u takua me z. James Macbeth Forbes- Drejtor për Kosovë i GIZ-it, z.Peter Ertl- Ekspert Ligjor, dhe znj.Yllka Pajaziti- Këshilltare Ligjore.

Në takim morën pjesë edhe dy anëtarët e KGJK-së,  gjyqtarja Manushe Karaçi dhe gjyqtari Muhamet Rexha. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit teknik në mes të KGJK-së dhe  GIZ-it.

Në përfundim të këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja për Zbatim të Projekteve për Bashkëpunim Teknik në mes të KGJK-së dhe GIZ-it.

Kjo marrëveshje është projektuar për të sigurar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe GIZ-it, dhe fokusohet në forcimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë, përmirësimin e kushteve për menaxhimin efikas të  procesimit të lëndëve, forcimin e administratës gjyqësore dhe  ndihmesën në barazinë gjinore në gjyqësor.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryesuesi Idrizi dhe z. James Macbeth Forbes- Drejtor për Kosovë i GIZ-it. Do të jetë në fuqi deri më 31 Dhjetor 2018, duke lënë mundësinë që të vazhdohet.