KGJK dhe KPK diskutojnë me shoqërinë civile lidhur me Projektin TIK/SMIL

KGJK dhe KPK diskutojnë me shoqërinë civile lidhur me Projektin TIK/SMIL

Prishtinë, 5 qershor 2017 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në kuadër të reformave që janë duke i ndërmarrë, janë duke punuar edhe në futjen e Teknologjisë Informative (TI) dhe Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Projekti TIK/SMIL është projekt i përbashkët i KGJK-së dhe KPK-së dhe është duke u realizuar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Me qëllim të informimit lidhur me aktivitetet e realizuara dhe aktivitetet të cilat janë në proces të Projektit TIK/SMIL, si dhe për të diskutuar lidhur me këtë projekt, sot u mbajt tryezë diskutimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare që kryesisht merren me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi dhe ai i KPK-së, Blerim Isufaj, të cilët Projektin TIK/SMIL e vlerësuan si shumë të rëndësishëm për dy sistemet, ndërsa falënderuan Qeverinë e Norvegjisë për financimin e projektit.

Ata thanë se me anë të këtij projekti synohet që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të zëvendësojë punën manuale me ata elektronike, ku si rezultat do të ketë efikasitet, transparencë, llogaridhënie më të madhe gjatë punës.

Në anën tjetër, menaxheri dhe zëvendësmenaxheri i Projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi dhe Nexhat Haziri, prezantuan punët që janë bërë dhe pritët të bëhen në realizimin e këtij projekti.
Ndërsa, Bajram Bojku prezantoi sistemin elektronik té menaxhimit té léndéve té zhvilluar deri mé tani i cili do té vazhdoi té zhvillohet edhe é tutje.

Përfaqësuesit e OJQ-ve pjesëmarrëse, gjatë kësaj tryeze u interesuan për specifika të ndryshme të projektit, në të njëjtën kohë dhanë edhe mendimet e tyre.

Në fund të tryezës u tha së bashkëpunimi i KGJK-së, KPK-së dhe OJQ-ve në veprimet e mëtutjeshme të realizimit të projektit, do të jetë i dobishëm për një realizim sa me të suksesshëm të Projektit TIK/SMIL