Këshilli Gjyqësor i Kosovës bëhet me anëtarë të rinj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës bëhet me anëtarë të rinj

Prishtinë – Më 1 korrik 2016, Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizoj zgjedhjen e dy (2) anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë në këtë detyrë kolegët e tyre që u ka mbaruar mandati gjyqtarët Agim Maliqi dhe Asllan Krasniqi.

Procesin e votimit e hapi z.Nehat Idrizi, kryesues i KGjK-së i cili u pasua pas një proces përzgjedhës i organizuar në nivel të gjykatave themelore për zgjedhjen e këtyre kandidatëve është bërë nga radha e kolegëve gjyqtarë të gjykatave themelore të Kosovës dhe degëve të tyre..

Të nominuar për kandidatë për anëtarë të Këshillit kanë qenë njëmbëdhjetë (11) gjyqtarë.

Duke e konsideruar si proces transparent zgjedhjen e këtyre anëtarëve, pas numërimit të votave, anëtarë të rinj të KGjK-së sot janë zgjedhur: Anita Prenaj Krasniqi, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Skënder Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Mandati i tyre është pesëvjeçar.