Me datë 25 Korrik 2019, pranë Gjykatës Themelore në Prizren ka përfunduar në tërësi regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL.
Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore në Prizren ka filluar me datën 17 Mars 2019 dhe në total janë regjistruar 1951 lëndë të vjetra.
Lëndët e vjetra civile tani më janë vendosur në sistem dhe të njëjtat mund të procedohen tërësisht në mënyrë elektronike.