Prishtinë, 08.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster dhe Shefen e Shtyllës për Monitorim, Johanna Valenius.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me draft-raportin sistemik tematik të monitorimit i cili do të publikohet në javët e ardhshme si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe EULEX-it.
Përfaqësuesit e EULEX-it, kanë njoftuar kryesuesin Çoçaj me aktivitetet e njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, e cila bën vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit të Kosovës në aspektin e përputhshmërive procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut.
Kryesuesi Çoçaj ka njoftuar përfaqësuesit e EULEX-it për punët e deritashme dhe për çështjet që ndërlidhen me sektorin e drejtësisë dhe me këtë rast ka falënderuar EULEX-in për angazhimin dhe përkushtimin e tyre drejt fuqizimit të sistemit gjyqësor të Kosovës.