Mbi 46,000 lëndë të vjetra Penale dhe Civile të regjistruara në sistemin SMIL

Mbi 46,000 lëndë të vjetra Penale dhe Civile të regjistruara në sistemin SMIL

Deri me datë 26 Shtator 2019, në sistemin SMIL janë regjistruar në total 46,113 lëndë të vjetra penale dhe civile

Numri i përgjithshëm i lëndëve të vjetra për tu regjistruar në sistem është 81,177, prej të cilave tani më 57 % e këtyre lëndëve janë regjistruar në SMIL, ndërsa për tu regjistruar kanë mbetur edhe 35,064 lëndë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i vendosur që deri në fund të këtij viti të përfundoj në tërësi procesin e regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistem, përderisa në numrin më të madh të gjykatave të Kosovës ky proces veçse ka përfunduar.

Në grafikun më poshtë është paraqitur niveli i regjistrimit të lëndëve të vjetra. Me ngjyrë të gjelbër është paraqitur progresi i regjistrimit të lëndëve të vjetra, ndërsa me të kuqe janë paraqitur lëndët e mbetura për tu regjistruar në sistem.