KGJK mbështet Rrjetin e Grave të Kosovës

KGJK mbështet Rrjetin e Grave të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik 2018 – Kryesuesi i KGJK-së, z.Nehat Idrizi, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) në krye me drejtoreshën ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova.

RrGK ka për mision dhe ka vizion për një shoqëri të shëndoshë dhe pa dhunë, i cili rrjet vazhdimisht punon për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin gjinor.

Kryesuesi Idrizi u shpreh i gatshëm të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me RrGK në mbledhjen e të dhënave lidhur me rastet e dhunës në familje, ngacmimit seksual dhe të diskriminimit gjinor në punë, pasi që KGJK ofron shërbime gjyqësore të paanshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, njëkohësisht punon edhe në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve për mbrojtjen e personave që kanë përjetuar dhunë dhe diskriminim në baza gjinore.