Prishtinë, 7 shtator 2023 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, ka mbajtur takimin e radhës.
Gjatë këtij takimi, është bërë shqyrtimi i kundërshtimeve, ndarja e dosjeve për ngritjen në detyrë si dhe ndarja e dosjeve për RANDOM 2023, prioritet i cili ndërlidhet me përmbushjen e obligimeve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë përsipër në Planin Kombëtar për Integrim Evropian, për vlerësimin e performancës së 1/3 së gjyqtarëve.