Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Prishtinë, 07 dhjetor 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) z. Albert Zogaj, pret në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Abbott.

Kryesuesi Zogaj ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Ambasada Britanike ka dhënë dhe vazhdon të jep për sistemin gjyqësor të Kosovës, duke e vlerësuar këtë  mbështetje si shumë të rëndësishme në realizimin e objektivave dhe synimeve të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott, ka premtuar bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm si dhe konfirmoi mbështetjen për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar edhe për reformat në drejtësi dhe bashkëpunimin në fushën e evidencës penale, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar format dhe mënyrat e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të sistemit gjyqësor dhe Ambasadës Britanike me qëllim të avancimit të ligjit në Kosovë si dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.