REAGIM

REAGIM

Prishtinë, 6 dhjetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), shpreh shqetësim për kanosjen ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Prishtinë, dega në Podujevë dhe në Lipjan.

Këshilli thekson se sulmet e tilla janë të papranueshme, të patolerueshme dhe si të tilla i dënon fuqishëm.

Këshilli Gjyqësor përkrah gjyqtarët, i mbështet në punën e tyre të pavarur, të paanshme e profesionale të bazuara në Kushtetutë dhe ligj, si dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për trajtimin e këtij rasti.