Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Maloku,
I nderuar Nënkryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi,
Të nderuar gjyqtar dhe punonjës mbështetës,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe njëherit sekretares juridike të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rrahime Maloku.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt,

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj