Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Prishtinë, 15.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim njoftues përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Hakan Claes Ejdervik, znj. Annemarie Douëes dhe znj.Afërdita Smajli – Kalaja.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth çështjeve të vazhdueshme në sistemin gjyqësor si dhe bashkëpunimin drejt ngritjes  së efikasitetit të punës, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në kuadër te sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Zogaj, ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe njëkohësisht ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian  i ka dhënë sistemit gjyqësor.

Përfaqësuesit e  Zyrës së BE-së,  pasi e përgëzuan Kryesuesin Zogaj për detyrën e re, konfirmuan mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e sistemit gjyqësor, duke theksuar se sundimi i ligjit në Kosovë mbetet prioritet  për Bashkimin Evropian në Kosovë.