Milena Đerić caktohet nënkryetare e Gjykatës së Apelit

Milena Đerić caktohet nënkryetare e Gjykatës së Apelit

Prishtinë, 31 maj 2022 – Po mbahet takimi i 288-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar propozimi i Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, për caktimin e nënkryetarit të kësaj gjykate.

Këshilli caktoi gjyqtaren Milena Đerić, nënkryetare të Gjykatës së Apelit nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb. Mandati i nënkryetares së gjykatës është pesë (5) vjeçar.