KGJK ka emëruar katër (4) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

KGJK ka emëruar katër (4) gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Prishtinë, 31 maj 2022 – Po mbahet takimi i 288-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast Këshilli ka emëruar dhe avancuar katër (4) gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, kanë emëruar dy (2) gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Franciska Zhitija – Ymeri dhe Faton Bajrami, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, si dhe kanë avancuar dy (2) gjyqtarë, Krenar Berisha dhe Saranda Bogaj – Sheremeti, në pozitën gjyqtarë në Dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale. Mandati i gjyqtarëve fillon nga data 1 qershor 2022.

Këshilli po vazhdon punën me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës.