Mbahet takimi i 270-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 270-të i KGJK-së

Prishtinë, 08.11.2021 – Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka mbajtur mbledhjen e 270-të me radhë nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar tre (3) pika të mbyllura të rendit të ditës.

Është mbajtur seanca dëgjimore dhe është caktuar seanca e radhës me datën 15.11.2021 për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/08/2021/GJA-AGJ.nr.625/2021.

Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/09/2021/GJTHPR-AD/GJTHPR/40/21.

Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.