Me datë 24 Korrik 2019, në Sallën e Takimeve të Këshillit Gjyqësor, në kuadër të aktiviteteve të Projektit SMIL u mbajt takimi i katërdhjetë me radhë i Grupit Punues të Përdoruesve.
Në këtë takim u prezantuan të dhëna mbi implementimin dhe përdorimin e SMIL për gjykata dhe prokurori si dhe progresi i zbatimit të sistemit SMIL në mënyrë të detajuar për secilën gjykatë dhe prokurori veç e veç.
Në anën tjetër, të pranishmit në këtë takim u njoftuan mbi sfidat dhe hapat të cilët do të ndërmerren në mënyrë që të vazhdohet me implementimin e sistemit SMIL në gjykata dhe prokurori dhe që ky sistem të zbatohet në tërësi për të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në shtetin e Kosovës.