Njoftim

Njoftim

Në bazë të dispozitës së nenit 17 të Rregullores (nr. 05/2016) për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, respektivisht, Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGJK.nr. 47/2017, të datës 06.03.2017, njoftoheni se me datën 22 dhe 23 prill 2017, me fillim në ora 10:00, do të mbahet testi me shkrim nga lëmia penale dhe civile.

Provimi mbahet në sallën (amfiteatrin) e ministrisë (MAP-it), ndërtesa e ish Rilindjes, kati përdhesë.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin kualifikues mbajtur me 15.10.2016 në Vushtrri.

Luteni që për arsye të procedurave të regjistrimit të paraqiteni 30 min, para kohës së lartcekur.