Ahmet Imami
Anëtar i KGJK-së - Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Ahmet Imami është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin Kushtetues-Administrativ. Është në përfundim të disertacionit të doktoratës në drejtimin Kushtetues-Administrativ, pranë Universitetit të Prishtinës.
Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, asistent për shërbime juridike në Gjilan dhe staf akademik në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga janari 2023 deri në janar 2028.