Vilard Bytyqi
Anëtar i KGJK-së - Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ai mban funksionin e anëtarit të KGJK-së, si dhe të Kryetarit të Komisionit për Trajnime. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Penal, në të njëjtin Universitet, ndërsa studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, drejtimin Juridiko-Penal në Universitetin e Evropës Juglindore.
Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Qendrën për Regjistrimin Civil – MPB në Suharekë, zyrtar dhe udhëheqës i shërbimeve juridike në disa shoqëri tregtare, profesor i jashtëm në Kolegjin “Juridica” dhe në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”, trajnues në Akademinë e Drejtësisë dhe profesor universitar në Fakultetin e Sigurisë Publike, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Ka bërë publikime shkencore me ndikim ndërkombëtar në fushën e ligjit penal. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga gushti 2020 deri në gusht 2025.