Prishtinë, 06 mars 2025 – Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin ka diskutuar dhe rekomanduar:
• Hartimin e një akti nga ana e KGJK-së për të qartësuar përgjegjësitë ndërvepruese të KGJK-së dhe SKGJK-së me gjykatat;
• Komisionin për Administrimin e Gjykatave që të identifikoj problemet në gjykata lidhur me zyrat/shërbimet e ekzekutimit të lëndëve gjyqësore në gjykata dhe të përgatisë një plan veprimi me qëllim të unifikimit të procedurave standarde;
• Vazhdimin e investimeve në gjykata (salla për gjykime, salla për konferenca, hapësira për palët etj.), me fokus të veçantë në Pallatin e Drejtësisë.
Asambleja ka caktuar Gjyqtarin Mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, z.Agron Maxhuni si përfaqësues i Asamblesë për vitin 2025, për ndërveprim me Komisionin për Administrimin e Gjykatave.
Zyrtarët nga OSBE, Misioni në Kosovë, z. Mark Lasser, Shef i Sektorit për Ligj dhe Drejtësi, si dhe z. Kahramon Sanginov, Zyrtar i Projektit për Monitorimin e Rasteve të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, prezantuan rolin e programeve të monitorimit të gjyqësorit, si dhe metodologjinë dhe parimet e aplikuara në monitorim.