Prishtinë, 5 mars 2025 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, priti në takim Ambasadorin e Austrisë, z. Georg Schnetzer.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi, ndër të tjera, ishin sfidat dhe zhvillimet e përgjithshme në sistemin gjyqësor, përfshirë pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien, transparencën në sistemin gjyqësor, si dhe masat për në rrugën e integrimit.
Kryesuesi i KGJK-së, falënderoi ambasadorin Schnetzer për kontributin e vazhdueshëm që ka ofruar Ambasada e Austrisë në Kosovë, veçanërisht për sistemin gjyqësor, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në çështjet e përbashkëta.
Nga ana tjetër, ambasadori Schnetzer falënderoi Kryesuesin Zogaj për pritjen, dhe konfirmoi se misioni diplomatik i Austrisë mirëpret dhe angazhohet për fuqizimin e sistemit gjyqësor në vendin tonë.