Prishtinë, 04 mars 2025 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar intervistimin e gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë për një (1) pozitë, në Gjykatën e Apelit.
Si proces transparent, intervistimi i kandidatëve po monitorohet nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).