Prishtinë, 28 shkurt 2025 –Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në vazhdimin e takimin e 343-të ka miratuar shpalljen e konkursit të brendshëm për dy (2) pozita për gjyqtarë në kuadër të Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, dhe gjashtë (6) pozita për gjyqtarë prej të cilëve dy (2)të rezervuara, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gjithashtu, KGJK ka themeluar Komisionin për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për pozitën gjyqtar në Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.