KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 41 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 41 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 28 shkurt 2025 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e takimit të 343-të me radhë, ka miratuar propozimin për shpalljen e konkursit për rekrutimin e dyzetë e një (41) pozitave të lira për bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, prej të cilave pesë (5) pozita të rezervuara për komunitetin serb në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Graçanicë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, si dhe ka autorizuar Sekretariatin për shpalljen, zbatimin e vendimit.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.