Prishtinë, 28 shkurt 2025 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 343-të me radhë, në të cilin ka diskutuar dhe miratuar:
- Planin e Punës së Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për vitin 2025, me numër GJ.A. nr. 100/2025;
- Kërkesat për transferimin e përhershëm të gjyqtarëve;
- Caktimin e anëtarëve në komisionet e përhershme të KGJK-së;
- Shpalljen e konkursit të brendshëm për anëtarët e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, si dhe themelimin e Komisionit për shqyrtimin e dokumentacionit të kandidatëve për anëtarë të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve;
- Kërkesat për transferimin e bashkëpunëtorëve profesional;
- Themelimin e Komisionit për ankesa, në përputhje me Rregulloren Nr.15/2022 për Statusin, të Drejtat, Detyrimet, Performancën, Disiplinimin, Transferimin, Trajnimet dhe Përfundimin e Marrëdhënies së Punës të Bashkëpunëtorit Profesional;
- Caktimin e anëtarëve të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore;
- Caktimin e zyrtarëve përgjegjës të sistemit gjyqësor për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike;
- Caktimin e zyrtarëve përgjegjës të sistemit gjyqësor për përpunimin e të dhënave personale;
- Njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionimin e tre gjyqtarëve;
- Propozimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit për delegim të anëtarit të rregullt në përbërje të Panelit për Lirim me Kusht.