Prishtinë, 06 shkurt 2025 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka filluar intervistimin e gjyqtarëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë për një (1) pozitë, për shkallën e parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Si proces transparent, intervistimi i kandidatëve po monitorohet nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).