Prishtinë, 05 shkurt 2025 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj e falënderoi Ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca ka dhënë dhe vazhdon të jep për sistemin gjyqësor, duke e vlerësuar këtë mbështetje si shumë të rëndësishme në realizimin e objektivave dhe synimeve për zhvillimin dhe rrugëtimin drejt integrimeve evropiane.
Nga ana tjetër, Ambasadori i Francës, z. Guérot, duke falënderuar Kryesuesin Zogaj për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Francës mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për mbështetjen e transparencës dhe pavarësisë së sektorit të drejtësisë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur përkushtimin e tyre për të zhvilluar partneritetin e përbashkët edhe në të ardhmen, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.