Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

Prishtinë, 04 shkurt 2025 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me zhvillimet e përgjithshme në sistemin gjyqësor, reformën, përfshirë pavarësinë dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe masat në rrugën e integrimit.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj falënderoi z. Rohde për kontributin e vazhdueshëm që ka ofruar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në veçanti për sistemin gjyqësor përmes projekteve, siç është GIZ-i dhe IRZ, realizimi i të cilave ka ndihmuar në arritjen e objektivave të gjyqësorit.

Ambasadori Rohde, falënderoi Kryesuesin Zogaj dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend.