EULEX-i i dhuron pajisje Këshillit Gjyqësor të Kosovës

EULEX-i i dhuron pajisje Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 03 shkurt 2025 – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sot si donacion i dhuroi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), një automjet dhe pajisje tjera të teknologjisë informative.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Kryesuesi Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Albert Zogaj dhe Zëvendësshefja e EULEX-it, znj.Emily Rakhorst.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj e vlerësoj lart bashkëpunimin e sistemit gjyqësor me EULEX-in duke theksuar se, KGJK është mirënjohës për këtë donacion dhe se këto pajisje do të shfrytëzohen aty ku nevojiten më së shumti. Kryesuesi Zogaj, gjithashtu falënderoi këtë mision për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për sistemin gjyqësor, përmes rolit të monitorimit dhe këshillimit.

Nga ana tjetër, Zëvendësshefja Rakhost, ndër të tjera tha se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit gjyqësor të Kosovës.​

Të dy bashkëbiseduesit thanë se realizimi i misionit dhe mandatit të institucioneve të cilat i përfaqësojnë, arrihet vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët dhe të vazhdueshëm.