Prishtinë, 31 janar 2025 – Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtari/e të nominuar për anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kandidatët e nominuar për anëtarë të KGjK-së ishin: Arben Mustafaj nga Gjykata Themelore në Pejë, Arnis Dumani nga Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale dhe Mirjeta Shala nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Me votim të fshehtë, gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, zgjodhën kolegen e tyre Mirjeta Shala, anëtare të KGJK-së me shumicë votash në raundin e parë.
Gjyqtarja Mirjeta Shala, zgjidhet anëtare e KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i saj si anëtare e KGjK-së është 5 vjeçar.
Linku i biografisë së gjyqtares Mirjeta Shala