Mbahet takimi i 341-të i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Mbahet takimi i 341-të i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 24 janar 2025 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 341-të me radhë, në të cilin ka diskutuar dhe miratuar:

Raportin vjetor për vitin 2024, para anëtarëve të KGJK-së, e kanë paraqitur:

• Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimit të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar 2025-2027;
• Koordinatori për rastet e dhunës në familje;
• Kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve;
• Kryetarja e Komisionit për Çështje Normative;
• Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave;
• Kryetari i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel;
• Kryetari i Komisionit për Trajnime.

Tutje para anëtareve të KGJK-së, janë prezantuar:

• Raporti për Qasje në Dokumente Publike;
• Raporti për përpunimin të dhënave personale;
• Njoftimi lidhur me kërkesat për trajtimin e sinjalizimit në sistemin gjyqësor;

Në vijim të takimit Këshilli aprovoi:

• Propozimin e mentorëve për gjyqtarët që po ndjekin trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë;
• Materialin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarit të KGjK-së, nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë, përfshirë edhe dhomat e shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale;
• Shpalljen e konkursit për rekrutimin e dhjetë (10) pozitave të lira për Udhëheqës të Zyrës për Mbështetje Juridike në gjykatat e Republikës së Kosovës si dhe themelimin e Komisionit për Rekrutim për këtyre pozita;
• Njoftimin e Departamentit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionim të dy gjyqtarëve, një në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe një në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan;
• Anulimin dhe rishpalljen e konkursit të brendshëm për gjyqtar mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme si dhe themelimin e Komisionit vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme;
• Propozimin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, që të ndryshohet Plani Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025.
• Si pikë e fundit e këtij takimi, ishte: Refuzimi i propozimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit për anëtarin e Panelit për Lirim me Kusht.