Prishtinë, 27 dhjetor 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 338-të me radhë, në të cilën ka diskutuar dhe miratuar:
- Listën për bashkëpunëtorë profesional;
- Planin Strategjik për Efikasitetin e Trajtimit të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar 2025-2027;
- Strategjinë për Komunikim të Sistemit Gjyqësor të Kosovës 2025-2027;
- Rregulloren për Evidencën Penale në Republikën e Kosovës;
- Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Supreme të Kosovës;
- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit;
- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Komerciale;
- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Klasifikimin e Vendeve të Punës për Nëpunësit Civil në Administratën e Sistemit Gjyqësor;
- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve;
- Planin e punësimit për vitin 2025;
- Kompensimin e komisioneve të caktuara me vendim të KGJK-së;
- Projektin në fushën e Teknologjisë së Informimit (TI) për Testimin e Depërtimit (Penetration Test); Projektin e ndërlidhjes së SMIL-it me Sistemin Qendror të Përmbaruesve Privat – Enforcement Management System (EMS); Projektin e ndërlidhjes së SMIL-it me Regjistrin e Llogarive Bankare (RLLB) dhe Projektin e zgjerimit të platformës ODP (Datawarehouse);
- Caktimin e anëtarëve në Komisionin për kompensimin e dëmit për personat e dënuar, ose të arrestuar pa arsye.